Shtëpia e botimeve elektronike – “Filozofia Urbane”
“Filozofia Urbane” është shtëpi botuese, e specializuar në fushën e botimeve elektronike.
Është e para këtij lloji në të gjithë botën shqiptare.
Veprimtaria jonë është e karakterit jofitimprurës, ndërsa qëllimi është që, edhe në letërsinë shqipe, të krijohet dhe të zhvillohet tradita e librit elektronik, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.
Botimet e “Filozofisë Urbane” botohen në përputhje me udhëzimet për botimin e librave elektronikë, të hartuara nga Agjencia Ndërkombëtare e ISBN-së.
Të gjitha botimet e “Filozofia Urbane” janë të pajisura me numër valid të ISBN-së, të njohur ndërkombëtarisht.
“Filozofia Urbane” është themeluar nga shkrimtari Albatros Rexhaj dhe është anëtare e Shoqatës së Botuesve të Kosovës
Libraria elektronike
www.librariaelektronike.com është projekt i Shtëpisë Botuese “Filozofia Urbane”.
Qëllimi i këtij projekti është që të krijohet një dritare e shpërndarjes së librave elektronikë të botuar nga “Filozofia Urbane”, por edhe të botimeve dhe publikimeve nga organizata të tjera. Raportet edhe analizat e organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, dokumentet bazë juridiko-kushtetues etj, që të gjitha do të sistemohen brenda kësaj librarie.
Projekti synon që të shndërrohet në një databazë online e të gjitha botimeve dhe publikimeve elektronike.
Botimi elektronik i klasikëve të letërsisë shqiptare
“Filozofia Urbane” ka filluar projektin e botimit elektronik të të gjitha veprave të klasikëve të letërsisë shqiptare. Ky projekt përfshin të gjitha veprat e Periudhës së Rilindjes Kombëtare si dhe të Periudhës së Pavarësisë Kombëtare. Ky projekt do të përfundojë brenda 12 muajsh. Botimi elektronik nuk është i barasvlershëm me projektin e digjitalizimit sepse digjitalizimi është projekt ekskluziv i bibliotekave.
Konsiderojmë se botimi elektronik i veprave të klasikëve të letërsisë shqiptare është me vlerë të veçantë për shqiptarët e diasporës.
Çka është libri elektronik?
Libri elektronik është botim në formë digjitale, i përbërë nga teksti, fotografitë apo të dyja bashkë, i përshtatshëm për lexim në kompjuter dhe pajisje tjera elektronike.
Libri elektronik mund të jetë një formë e librit të shtypur, por mund të jetë edhe tërësisht i veçantë brenda botës digjitale.
Librat elektronikë ekzistojnë në formatet PDF dhe EPUB.
Libri elektronik (E-Book) është forma më e fundit e botimit të librit.
Agjencia Ndërkombëtare e ISBN-së, që i mbikëqyr të gjitha botimet në shkallë botërore, librin elektronik e njeh si botim të rregullt.
Që një libër të kualifikohet si libër elektronik, duhet të pajiset me numër të veçantë ISBN-je, të dallueshëm nga varianti PRINT. Rregullat e ISBN-së parashohin që edhe variantet e ndryshme të të njëjtit libër (PDF ose EPUB) duhet të pajisen me ISBN të ndryshme. /GazetaDitore.com
-
sebahate haxhiu

























